Zgjedhjet në Kosovë, OSBE largohet nga Veriu: Të anulohet proçesi

19:05  OSBE rekomandon anulim të zgjedhjeve në veri

Mediat kosovare kanë bërë me dije se OSBE ka rekomanduar anulimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës pas tensioneve të një pasnjëshme që po shoqërojnë këtë zonë. Disa grupe ekstremiste nuk lejuan të votohet lirisht dhe në veri ka pasur tensione në qendrat e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hyrë në një mbledhje urgjente.

Mësohet se OSBE është duke rekomanduar ndërprerjen e zgjedhjeve në veri. Për këtë arsye, është thirrur mbedhja urgjente e KQZ-së për të marrur një vendim lidhur me këtë.

17:35 Mbyllet qendra “Sveti Sava” në veri të Mitrovicës Dhjetëra persona të maskuar pasi kanë hyrë në qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, kanë marrë kutitë me fletëvotime dhe i kanë djegur ato, bëjnë të ditur mediat kosovare.“Për shkak të sigurisë është mbyllur qendra e votimit ‘Sveti Sava’ në veri të Mitrovicës, ndërsa pritet të ndodhë e njëjta gjë edhe me shkollën e mesme të mjekësisë”, thuhet në medait kosovare, duke shtuar se personat e maskuar kanë hedhur edhe gaz lotsjellës nëpër klasa.Bashkë me vendorët ka ikur edhe i gjithë stafi ndërkombëtar i angazhuar për vëzhgimin e zgjedhjeve në veri.17:20 Persona të maskuar hyjnë në një qendër votimi në veri të Mitrovicës Persona të maskuar kanë hyrë në qendër të votimit në shkollën "Sveti Sava" në veri të Mitrovicës, duke detyruar votuesit, komisionerët dhe të gjithë të tjerët të dalin të jashtë, bëjnë të ditur mediat kosovare.Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:45. Sipas këtyre mediave, personat me maska janë pjesëtarë të xhandarmerisë serbe dhe të kriminelit Zvonko Veselinoviq, të cilët kanë për qëllim anulimin e këtyre zgjedhjeve."Meqë dalja e serbëve është e vogël dhe krijohet mundësia që shqiptarët ta marrin pushtetin në veri, xhandarmëria serbe ka ndërhyrë në këtë qendër të votimit për të dëmtuar proçesin zgjedhor dhe anuluar atë", kanë thënë burimet.Burimet më tej kanë shtuar se ka pasur të shtëna të pandërprera armësh nëpër disa zona të ndryshme të veriut të Mitrovicës, me qëllim trembjen e qytetarëve.11:00:Daka: Grupe të caktuara në veri po pengojnë votiminKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar se disa grupe të caktuara në veri, "nuk janë duke lejuar qytetarët që të shprehin lirshëm vullnetin e tyre qytetar për të votuar".Daka tha se "para dhe gjatë fillimit të hapjes së vendvotimeve komisionarë janë penguar në punën e tyre".“Për këtë gjendje janë informuar edhe Policia e Kosovës edhe institucionet e tjera relevante. Mirëpo, do ta njoftojmë edhe Bashkimin Evropian, edhe misionin e OSBE-së, edhe pse OSBE-ja është e informuar, sepse është në pjesën veriore”, u shpreh ajo.Zonja Daka tha se me gjithë ato reagime nga grupe të caktuara, komisionarët janë duke qënderuar në vendvotime.Thaçi: Këto janë zgjedhje historike