Sulmohet Kërstimir Pantic, xhandarët serbë sigurojnë banesën e tij

Persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht kandidatin e Iniciativës Qytetare 'Srpska' për kryetar të veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantic, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe fytyrë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të premtes, ndërsa Pantic po hynte në banesën ku jeton në veri të Mitrovicës.Pas trajtimit në spitalin që ndodhet në veri të Mitrovicës, ai është dërguar në shtëpi, ndërsa burimet shtojnë se shumë pjesëtarë të xhandarmerisë serbe dhe të të ashtuquajturës 'Civilna Zastita' janë duke siguruar ndërtesën në të cilën jeton Pantic.