Nga janari ilaçet kushtojnë më pak, Jaupllari: MSH të vendosë distancë mes farmacive
Duke filluar nga janari, ilaçet do të kushtojnë më pak se çmimi aktual. Kjo për shkak të heqjes së 10% të TVSH për të cilën qeveria Rama premtoi në fushatë, e detajoi atë në program për eleminimin e kësaj takse. Urdhëri i Farmacistëve tha se pritshmëritë për uljen e çmimit do të jenë në muajin e parë të 2014.Urdhëri i Farmacistëve, Arjan Jaupllari, e quajti në reçesion sistemin aktual farmaceutik. Japullari tha se një sërë propozimesh do ti kalojnë Ministrisë së Shëndetësisë, si rishikimi i ligjit, reformimi i qëndrës së kontrollit të barnave dhe respektimi i distancës së farmacive nga njëra-tjetra.Deklaratat Jaupllari i bëri gjatë koferencës së farmacive. Në të u diskutuan problemet dhe detyrimet e bluzave të bardha për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve.