Të hënën nis Gjykata Administrative, KLD apel gjyqtarëve: Transparencë, jo zvarritje

Nga e hëna, sipërmarrësit që do të cënohen nga administrata shtetërore do të ketë një derë ku të trokasë, Gjykata administrative. Dyert e gjykatës më të kërkuar në vend përgjatë tre viteve të fundit, do të hapen në 4 nëntor, pavarësisht se ishte parashikuar që kjo gjykatë të niste punën që në muajin tetor. Gjatë takimit me trupen e gjyqtareve te gjykates administrative në Keshillin e Larte te Drejtesise, nënkryetari, Elvis Cefa, kërkoi që gjykata të punojë me transparencë dhe në kohë.“Nga dita hënë çdo qytetar pavarësisht situatës së tij financiare, do të ketë një mundësi më shumë për akses në drejtësinë administrative, duke dëshmuar kështu një standard më të lartë në sistemin e drejtësisë. Të gjitha përpjekjet tona të përbashkëta janë përqëndruar në ngritjen dhe forcimin e një sistemi gjyqësor të pavaruar, eficient dhe transparent.Me këtë dua t'Ju kujtoj, gjyqtarë të nderuar, se pritshmëritë e publikut në punën tuaj janë të mëdha. Mos i zhgënjeni! Një gjykatë administrative efikase, do të thotë shpejtësi, por edhe transparencë në vendimmarrje dhe kjo padyshim që do të luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Sfida e të gjithëve ne është që drejtësia të jetë kudo dhe kurdoherë në dispozicion të qytetarit. Sfida e të gjithëve Ju, është që të fitoni besimin e publikut që në ditët e para të punës. Vetëm kështu do të këmbeni besimin që Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte tek Ju. Jini modestë, jini të duruar, Jini të drejtë! Duke mundësuar edhe protagonizmin e qytetarëve në monitorimin e aktivitetit të gjykatave, ku nga e hëna do të punoni, dhe duke garantuar transparencë e përgjegjshmëri maksimale në përmbushjen e detyrave tuaja, do të keni bërë mirë gjysmën e punës. Kontrolli i veprimeve të administratës publike nga një gjykatë administrative cilësore dhe që funksionon mirë është një forcë stimuluese për modernizimin e vetë administratës publike, duke passjellë nevojën për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të saj dhe si pasojë, rritjen e besimit të qytetarëve për shtetin dhe institucionet e tij”tha ai.Cefa paralajmëroi penalizim për çdo gjyqtar që do shkelë ligjin.“Në këtë mision keni pa asnjë rezervë mbështetjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ne si KLD besojmë se ia kemi arritur të përthithim "elitën" e gjyqësorit, në trupën e gjykatave administrative.Këshilli i Lartë i Drejtësisë, si kurdoherë do të kërkojë në vazhdimësi nga ju, si pjesë e trupës gjyqësore administrative, që të jeni model në zbatimin e ligjit. KLD nuk do të bëjë kompromis me askënd, në kurriz të së drejtës së publikut për të marrë drejtësi të shpejtë dhe cilësore. Këshilli do të jetë monitorues i kujdesshëm, por edhe penalizues i ashpër në të gjitha rastet, kur do të identifikohet veprimtari joligjore, ndaj çdo gjyqtari të trupës gjyqësore administrative, që vepron në mënyrë të tillë”përfundoi ai.Gjykata Administrative , si strukturë e re e gjyqësorit që do të trajtojë mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetërore, ishte planifikuar të bëhej funksionale në fillim të këtij viti.Pavarësisht se u miratua ligji dhe u gjetën ambientet për këtë strukturë të re të gjyqësorit, nisja e punës u kushtëzua nga projektligji i Gjykatës së Lartë në të cilin parashikohet krijimi i Kolegjit Administrativ pranë kësaj gjykate që që do të jetë hallka më e lartë e Gjykatës Administrative.Pak ditë më parë, KLD komandoi krerët e gjykatave administrative në 6 rrethe të vendit, por anëtarë të këtij intstitucioni shprehen rezerva senë to ende nuk është plotësuar infrastruktura e nevojshme për të zhvilluar normalisht punën.Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, garantoi se deri të hënën gjithçka do jetë gati, por kujtoi se me hapjen e këtij institucioni duhet rivlerësuar buxheti i gjyqësorit.