Bizneset e paregjistruara, Shehaj: Në nëntor nis regjistrimi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe studentët e Fakultetit ekonomik, kanë përmbyllur me sukses fazën e parë të fushatës në Tiranë për sensibilizimin e qytetarëve dhe bizneseve mbi rëndësinë e lëshimit dhe tërheqjes së kuponit tatimor. Në një konferencë për mediat Drejtoresha e Tatimeve, Brisilda Shehaj, duke theksuar rëndësinë e sensibilizimit të qytetarëve tha se kjo fushatë do të shtrihet në të gjitha qytetet. Shehaj gjithashtu bëri me dije se në nëntor do nisë puna për regjistrimin e të gjitha bizneseve.“Ju falenderoj për punën e bërë ,pasi kjo është një plagë e jona. Në këtë fushatë senisbilizuese që do ta shtrijmë në të gjitha qytetet, por sot përmbyllim fazën me Tiranën. Duhet të sensibilizohemi të gjithë për kuponin tatimor, biznesi duhet të sensibilizohet i gjithi për tu regjistruar. Ju ishit të mrekullueshëm nuk kam fjalë.Dua që nga kjo fushatë të sensibilizohet shumë edhe biznesi pasi në muajin nëntor do të zbresim në terren për regjistrimin e biznesit” tha ajo.Drejtoresha e Tatimeve e vlerësoi si muaj të mbarë periudhën nga marrja e detyrës, ndërsa ka ftuar studentët e e angazhuar në fushatë të aplikojnë për 150 vendet e lira të punës në adminsitratën tatimore.“Shumë nga ju mesa mora vesh që tani mbaroni vitin e pestë. Keni një derë të hapur në institucionin tonë, administrata tatimore ka shpallur 150 vende të lira pune dhe jeni të gjithë të mirëpritur të aplikoni dhe këtë nuk e them kot. Jam shumë e lumtur për muajin tonë të parë, jemi munduar të bëjmë maksimumin tonë” përfundoi ajo.Qytetarët në disa raste e dinë rëndësinë e tërheqjes së kuponit, por shpesh e neglizhojnë. Rreth 40 studentë të trajnuar nga administrata Tatimore nëpërmjet një çadre informuese lëvizëse në qytetin e Tiranës, informuan qytetarët për një javë me radhë mbi rëndësinë e tërheqjes së kuponit tatimor.