PD thirrje Tahirit: Bëj publike lidhjen me viktimën, Elvis Doçi
Partia Demokratike ka insistuar edhe sot lidhur me vrasjen e biznesmenittë kazinove në Tiranë, Elvis Doçi. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, i bëri thirrje Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri të bëjë publike lidhjen e tij me viktimën. Ai e ftoi Ministrin që të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.“U bënë më shumë se 72 orë që opinioni publik dhe opozita, pret përgjigje nga ministri i Brendshëm në lidhje me disa pyetje të drejtuara në adresë të tij, por ministri vazhdon t’i bëjë bisht me një heshtje fajtore. Po përsërisim sugjerimin tonë drejtuar ministrit për hedhjen dritë mbi të dhënat tejet shqetësuese në lidhje me ngjarjen në fjalë, si dhe inkurajimin dhe nxitjen që të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.- Zoti Tahiri, cila është lidhja që keni me viktimën Elvis Doçi i njohur si pronar lojërash fati ekzekutuar në mënyrë mafioze para pak ditësh në Tiranë?- A ka lidhje vrasja e tij me operacionin e koduar “Fund Marrëzisë” aq të pompuar nga ju personalisht?- Zoti Ministër i Brendshëm, a keni komunikuar me viktimën dhe personat që e shoqëronin vetëm pak përpara krimit?- A jeni i gatshëm të autorizoni Prokurorinë të këqyrë tabulatet e telefonit tuaj? Heshtja juaj nuk ndihmon askënd zoti ministër, as drejtësinë e as ju!”tha ai.Elvis Doçi së bashku me kushuririn e tij Ali Doçi mbetën të plagosur në një atetntat mafioz mbrëmjen e 23 tetorit në zonën e Tiranës së Re. Ndërkaq, si pasojë e plagëve të rënda Elvis Doçi ndërroi jetë në spital mëngjesin e 24 tetorit.