Presidenti grek Papulias, vizitë zyrtare në Shqipëri
Presidenti grek, Karolos Papulias zhvillon një vizitë zyrtare 3-ditore në Shqipëri. Të dielën ai pritet të mbërrijë Tiranë ndërsa të hënën do të nisë takimet me krerët më të lartë të vendit.Sipas njoftimit të Presidencës greke të martën ai do të zhvendoset në Gjirokastër, ku do të vizitojë zonat ku jeton minoriteti grek në Shqipëri.Në shtypin grek kjo vizitë është cilësuar si lëvizja e duhur për të shkrirë akujt mes palëve.Pak kohë para se të lërë presidencën greke, Papulias pritet të japë mesazhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje. Greqia nga 1 janari do të marrë presidencën e BE, dhe Shqipëria shpreson që gjatë kësaj periudhe të ecë më shpejt në rrugën drejt integrimit.Mes dy vendeve ka pasur përplasje të shumta, duke filluar që nga ligji i luftës që ka shteti grek me Shqiperinë, çështja çame, kufijtë detare, si dhe çështja e toponimeve.Vizita e Papulias në Shqipëri, zhvillohet disa ditë pas asaj të ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos.