Korçë, kapen 11 kg drogë, në pranga 3 persona
Rreth 11 kg lëndë naroktike e dyshuar heroinë janë sekuestruar në Korçë, ndërkohë që janë arrestuar 3 persona, 2 prej të cilave femra, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.Burime nga drejtoria e policisë së qarkut të Korçës, bëjnë me dije se aksioni i parë u zhvillua gjatë orëve të natës në fshatin Dishnicë, ku u bë e mundur sekuestrimi i 9 kilogramëve të dyshura si heroinë, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Saimir Hasani 22 vjeç, ndërkohë që në kërkim janë shpallur shtetasit me inicialet R.T dhe S.XH, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë me 22-vjeçarin Hasani. Policia e Korçës është duke hetuar mbi këtë ngjarje për të nxjerë përfundimet se ku ishte siguruar droga dhe kush ishte destinacioni i saj.Ndërkohë, vetëm disa orë më vonë në pikën kufitare të Kapshticës, është bërë e mundur sekuestrimi i 2 kg e 110 gramë kokainë. Droga u gjet në autobuzin e linjës Shqipëri-Greqi-Turqi dhe ajo ishte fshehur në bagazhet e dy vajzave 24 dhe 26 vjeçare, njëra shqiptare ndërsa tjetra me origjinë rumune. Droga ka mundur të kalojë doganën shqiptare por është pikasur nga efektivët e policisë greke kap vlerën e rreth 168 mijë eurove.