Armët sirianë në Shqipëri, mediat ruse: SHBA po negocion, transportin Rusia

Pas të përditshmes amerikane “Global security neësëire” edhe mediat ruse deklarojnë se rezervat e armëve kimike të Sirisë mund të shkatërrohen në Shqipëri.Ndërsa citojnë burime diplomatike, mediat ruse theksojnë se Rusia mund të sigurojë edhe transportin e arsenalit të armëve kimike siriane jashtë vendit.Sipas tyre, gjithashtu Rusia është e gatshme të akordojë rreth 2 milionë dollarë për shkatërrimin e armëve kimike në Siri, njofton gazeta ruse "Komersant".Shqipëria gjerësisht përmendet për një sektor publik relativisht i korruptuar shkruan gazeta amerikane dhe ndoshta kjo rrit rrezikun e devijimit të disa prej kimikateve siriane në tregun e zi ose që një pjesë e tyre të bjeri në duart e ekstremistëve.Në librin e CIA-s Shqipëria përshkruhet si një burim i trafikimit seksual, punës së detyruar dhe pastrimit të parave , vend tranzit i drogës dhe të gjitha këto thonë ekspertët të ben të mendosh se ky do të ishte një dështim.Ambasada Shqiptare në Uashington ende nuk ka bërë ndonjë koment e ndërsa dhe nga qeveria shqiptare ende nuk është folur për këtë gjë. Në një tjetër zhvillim Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) thotë se pajisjet siriane për prodhimin, përzierjen dhe mbushjen e armëve kimike janë shkatërruar.Inspektorët u dërguan në Siri, pas akuzave se forcat qeveritare kishin përdorur armë kimike në zona civile, duke vrarë shumë njerëz. Por qeveria mohon akuzat.Inspektimet erdhën pas marrëveshjes Rusi-SHBA, pasi Uashingtoni kërcënoi se do të përdorë forcën në Siri. SHBA thotë se më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë gjatë një sulmi me agjent nervor në Ghouta në periferi të Damaskut më 21 gusht.Arsenali i armëve kimike të Sirisë besohet se përfshin më shumë se 1.000 ton gaz nervor Sarin, agjentë squfuri dhe kimikateve të tjera të ndaluara, të depozituara në dhjetra vende. Siria ka rënë dakort për të shkatërruar stokun e saj të armëve kimike deri në mesin e vitit 2014.