Spiropali:Trashëguam një administratë të korruptuar, lëvizjet të domosdoshme

Doganat kane tejkaluar per muajin tetor realizimin e te ardhurave me 105 perqind. Drejtorja e Pergjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, beri publik shifrat e administrates doganore, ku theksoi se jo vetem jane arketuar me shume se shtatori, por edhe me shume se tetori i nje viti me pare.“Kemi trashëguar një situatë shumë të rënduar nga korrupsioni dhe demotivimi i administratës doganore. Por kemi gjetur edhe njerëz profesionistë e të gatshëm për t’i shërbyer me përkushtim ligjit, shtetit dhe sipërmarrësve. Ndërkohë kemi bërë edhe disa ndryshime të domosdoshme në krye të një sërë doganash ku shifrat e të ardhurave kishin rënë në tokë bashkë me trarët e doganës. Në 31 ditë jo vetëm kemi tejkaluar planin, por shumë e rëndësishme të theksohet kemi kaluar ndjeshëm shifrën e muajit tetor krahasuar me realizimin e një viti më parë. Pra, Administrata Doganore realizoi planin e të ardhurave për muajin tetor 105% duke arkëtuar 13.244.199. Këtë muaj janë arkëtuar 2.8 miliardë lekë ose (rreth 28 milionë USD) më shumë se muaji shtator i këtij viti” tha Spiropali.Tejkalimi i realizimit i te ardhurave ne administratën doganore, sipas Spiropalit, eshte rezultat i fillimit të prerjeve te lidhjeve te paligjshme, korruptive dhe nepotike qe kane brejtur sistemin doganor.“E megjithatë lajmi i mirë është se nga janari realizimi i muajit tetor 2013 është gjithashtu 875 milion lekë ( ose rreth 8.7 mln USD) më i lartë se tetori 2012. Ky 2.8 miliardë lekë i arkëtuar më tepër këtë muaj, i cili realisht i ka munguar buxhetit të shtetit muajin e kaluar apo një vit më parë, është padyshim rezultati i parë i frymës së re në qeverisjen e vendit dhe i fillimit të rimëkëmbjes së sistemit doganor, por mbi të gjitha i fillimit të prerjeve të lidhjeve të paligjshme, korruptive dhe nepotike që kanë brejtur sistemin doganor” tha ajo.Ajo garanton se rritja do te pasohet edhe per dy muajt e ardhshem, duke shtuar se po behen perpjekjet maksimale per te zvogeluar boshllekun qe eshte krijuar ne buxhetin e shtetit ne 9-mujorin e pare te ketij viti.“Ne do bëjmë përpjekjet maksimale për mbushjen dhe një zvogëlim të konsiderueshëm të boshllëkut që është krijuar në buxhetin e shtetit në 9-mujorin e parë të këtij viti. Rritja e besimit në sistem dhe tek sistemi, shoqëruar me fillimin e rimëkëmbjes së ekonomisë do të sjellin më shumë të ardhura padyshim në arkën e shtetit vitin në vijim” përfundoi Spiropali.