“Nuk cënohet shtatëzania”, analizat e talasemisë para lidhjes në martesë
Analiza që zbulon nëse je bartës talasemie ose jo, duhet të bëhet nga të dy partnerët përpara se ata të kurorëzohen dhe të krijojnë një familje në mënyrë të tillë nëna të mos kyejë një abort të nevojshëm.Për të shmangur këtë mjafton të bëhet një analizë e thjeshtë gjaku, e cila nuk ka kosto të lartë dhe më e rekomandueshme është të bëhet që në adoleshencë. Në Shqipëri, sipas të dhënave sëmundjet e gjakut ku përfshsihet edhe talasemia zënë 8-10% të prekjes së popullatës. Por pavarësisht kësaj, qytetarët janë neglizhentë.Vjollca Duro, specialiste në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se duhet të hartohet një ligji për ta bërë të detyrueshëm këtë analizë gjaku. Shmebulli ndiqet edhe nga vende fqinje. Nëse nuk ka ligj, kisha e bën të detyruar që partnerët të dorëzojnë analizat e gjakut përpara se të shkojnë në altar.Më të predispozuar për tu prekur nga talesemia janë ata që jetojnë në qytete Lushnje, Fier, Berat dhe Sarandë. Arsyeja është sepse këto janë vende ish-malarike, që ka sjellë dëmtime të homoglobinës.Ministria e Shëndetësisë ka një strategji për të ulur lindjet e reja me talasemi dhe brenda këtij viti pret rezultatet e para mbi ecurinë e kësaj stategjie.