Planifikimi i territorit në ngërç, Gjermeni: Ka probleme, ligji aktual nuk funksionon

Ligji i planifikimit të territorit nuk është zbatuar prej mungesës së vullnetit politik,mosnjohja e këtij ligji dhe përplasjet që dalin në disa pika.Në hapjen e konsultimeve për këto ndryshime Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, deklaroi se do të ndryshen mbi 90 nene dhe synimi është që ky ligj të njihet dhe të zbatohet në rang vendor.Sipas Ministres Gjermeni ligji do të nisë të aplikohet në fillim të vitit të ardhshëm. Diskutime për të ndërhyrë në projektligj do të vijjonë edhe në ditët në vazhdim me shoqërinë civile, universitetet dhe pushtetin vendor.