Gjirokastër, kapen 90 kg lëndë narkotike

Sektori kundër narkotikëve në Gjirokastër në bashkëpunim edhe me policinë kufitare të këtij qyteti, kanë sekuestruar 90 kg lëndë narkotike, e cila po transportohej nga tre persona mbi kodrat e fshatit Goranxi.Sipas informacioneve, lënda narkotike ishte siguruar në Lazarat dhe policia është vënë menjëherë në ndjekje të transportuesve, të cilët pasi kanë pikasur uniformat blu kanë mundur të largohen duke përfituar edhe nga errësira.Bëhet me dije se policia e Gjirokastrës ka identifikuar këta persona dhe po punon për kapjen tyre, ndërkohë që në cilësinë  e provës materiale ka sekuestruar çantat me të cilat po transportohej lënda narkotike, e cila ishte në total 90 kilogramë.