Romët, Meta-Totozanit: Rekomandimet do të shqyrtohen me seriozitet maksimal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në një takim pune Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Meta vlerësoi punën e deritanishme të institucionit të Avokatit të Popullit duke nënvizuar një numër nismash pozitive të ndërmarra, kryesisht në promovimin e fortë të të drejtave të njeriut dhe në veçanti, edhe me grupet e shtresat sociale më të rrezikuara të shoqërisë shqiptare.“Tek Kuvendi i Shqipërisë dhe shumica e re qeverisëse ju do të gjeni vullnetin e fortë e të pandryshueshëm politik në krijimin e gjithë kushteve për respektimin e të drejtave të njeriut, por dhe në aktivitetin tuaj të përditshëm. Rekomandimet e bëra nga institucioni juaj, do të shqyrtohen me seriozitet maksimal dhe, rast pas rasti, ato mund të shërbejnë dhe si shtysë për inisiativa të nevojshme ligjore”, theksoi Meta, duke garantuar një bashkëpunim të vazhdueshëm institucional.“Vullneti ynë politik është i qartë: do të ketë një bashkëpunim të vazhdueshëm, të dukshëm e të përmirësuar cilësisht në komunikimin institucional, në informimin tuaj dhe konsultimin me ju, në procesin ligjbërës që prekin sferën e të drejtave të njeriut dhe në formulimin e politikave për reforma në përgjithësi”, tha KryetariMeta, i cili nënvizoi se do të kishte në vëmendjen e tij edhe problemet financiare të institucionit, në momentin e miratimit të buxhetit të ri.Avokati i Popullit Igli Totozani komentoi një sërë problematikash të institucionit që ai drejton dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional me Kuvendin e Shqipërisë.“Jemi të inkurajuar për të qenë të vendosur në zbatimin e detyrimeve tona ligjore, në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri”, tha Avokati Totozani.“Vlerësojmë inisiativën tuaj për të futur në rendin e ditës së Kuvendit, siç kërkon ligji, të raportit vjetor të Avokatit të Popullit dhe raportimeve të veçanta të tij”, u shpreh Totozani.