Ndërtimet beteja e re Qeveri-PD, opozita: Kompetencat e INUK, antikushtetuese
Antikushtetues dhe ne shkelje te hapur me jurisprudencen e Gjykates Nderkombetare te Drejtave te Njeriut, e ka cilesuar opozita vendimin e qeverise qe i jep te drejte Inspektoriat Ndertimor Urbanistik Kombetar, te nderhyje ne prishjen e ndertimeve me dhe pa leje ne te gjithe territorin.Ne Komisionin e veprimtarise prodhuese, ku ishte e ftuar ne seance dëgjimore Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, deputetët demokrat pranuan se zhvillimi urban mbetet nje problem, por sipas tyre zgjidhja nuk mund te vije me akte te jashtëligjshme.Ministrja Gjermeni, tha se vendimi bazohet ne Kushtetutë dhe në legjislacionin në fuqi, ndersa sqaroi se kaosi që ka karakterizuar zhvillimin e terriorit deri më tani e ka detyruar qeverinë të vendosë t'i japë kompetenca më shumë INUK.Sipas vendimit të marrë nga qeveria Rama, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nderhyn ne prishjen e objeketeve ne çdo rast ku konstaton ndertime pa leje, por dhe ndertime me leje, por qe bien ndesh me planet urbanistike, apo me leje ndërtimi të kundërligjshme.