Fusha e Maliqit rrezik përmbytjeje, shkak mospastrimi i kanaleve

Edhe këtë vit përmbytjet në fushën e Maliqit rrezikojnë të jenë të pashmangshme dhe shkak duket se është mospastrimi i kanaleve kulluese.Përballë realitetit dhe pamjeve që ofrohen, drejtori i bordit të kullimit për qarkun e Korçës, Jetnor Hysolli, deklaron se janë pastruar të gjithë kanalet kulluese në fushën e Maliqit.Kjo deklarate e drejtorit të bordit të kullimit bie ndesh jo vetëm me pamjet,  por edhe me deklaratat e fermerëve të zonës.Dëmi ekonomik që atyre u shkaktohet është i madh, pasi ata nuk arrijnë të marrin as gjysmën e prodhimit që mbjellin dhe në shumë raste janë të detyruar ti lënë tokat djerrë.Fusha e Maliqit çdo vit ka shfaqur probleme, ku në sezonin e shirave me qindra hektarë toke janë përmbytur nga uji. Një situatë e tillë rrezikon të përsëritet edhe sivjet, pasi shumica e kanaleve kulluese nuk janë pastruar me përjashtim të lumit të Devollit.