Fieri ende pa pallat sporti, në vend të tij “kodra”me mbeturina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2013, 18:18
Dy vite pasi bashkia e Fierit premtoi ndërtimin e pallatit të ri shumë sportesh, ajo çka është ndërtuar është vetëm një kënetë. Vetëm 100 metra larg sheshit "Nënë Tereza" në Fier, një vatër infeksionesh çdo ditë e më shumë po merr përmasa më të mëdha.Dikur kjo zonë ka shërbyer edhe si shëtitore, për të cilën qytetarët fierakë janë nostaligjike. Sipas tyre kjo zonë duhet të rehabilitohet dhe ti kthehet pamjes së dikurshme.Specialistët e mjedisit ngrenë alarmin për atë çka është duke ndodhur vetëm pak metra larg qendrës së qytetit, ndërkaq bashkia Fier për këtë situatë hesht.Pallati shumë sportesh në Fier duhet të kishte filluar punimet 2 vite më parë, por për shkak të problemeve sa i takon pronarëve të tokës kjo situatë është pezulluar.