“Crow Agents” tek doganat, PD: Akti i qeverisë për interesa klienteliste

Partia Demokratike u shpreh kundër vendimit të qeverisë Rama për dhënien e doganave të vendit agjencisë private “Crow Agents”. Ish-zv/Ministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se ky është një akt i dyshimtë, jo transparent që bëhet në shërbim të interesave klienteliste.“A ju është komunikuar nga zyrtarë të BE se Crown Agents, nuk është e klasifikuar si kompani për projektet e asaj? A ju është komunikuar nga zyrtarë të BE se Crown Agents, ofron shërbim me kosto të lartë ? A është Crown Agents, kompani që punon me ndonjë vend të BE-së? A ju është komunikuar nga zyrtarë të BE se, Crown Agents për aktin normativ të rishikimit të buxhetit? A do të fitojë miliona dollarë Crown Agents? A është përjashtuar Crown Agents nga projektet e saj, pasi është akuzuar për praktika mashtruese? Ne presim nga kryeministri Edi Rama një përgjigje publike për këtë kompani, një përgjigje që qytetarët shqiptarë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre."- tha Rrushaj.Agjencia britanike “Crown Agents” është pajtuar nga qeveria shqiptare për asistencë doganore.