Mbetjet urbane në Shkodër, më 1 nëntor nis punën landfilli i Bushatit
Duket se tashmë zgjidhja përfundimtare për depozitimin e mbetjeve urbane nga bashkia e Shkodrës në landfillin e Bushatit ka marrë rrugën pozitive të saj.Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, gjatë inspektimit që ka kryer, ka marrë miratimin e firmës kontraktuese që menaxhon këtë landfill për të lejuar që deri në fund të vitit të gjitha njësitë vendore do të depozitojnë mbetjet me 1 euro për ton.Nga ana tjetër kryetari i komunës Bushat, Zef Hila, ka falenderuar prefektin për angazhimin e tij të drejtpërdrejtë në këtë nismë.Nga ana e tyre, drejtuesi i "Becher Albania" që kryen edhe menaxhimin e landfillit të Bushatit, Niko Çaci dhe drejtori i landfillit, Zija Gerbeti, shprehen optimistë për realizimin e kësaj nisme.Tashmë nga data 1 nëntor, landfilli i Bushatit pritet të vihet në efiçencë të plotë, pas një sërë negociatash dhe shumë takimesh që ky investim prej 4.2 milion euro të marrë formë dhe qarku i Shkodrës të jetë i pastër.