Doshi, Berishës: Heq dorë nga politika, nëse gjen një lidhje mes meje dhe lojërave të fatit

Heq dorë nga politika nëse gjendet një lidhje mes meje dhe lojërave të fatit. Ky është basti që deputeti socialist Tom Doshi qe ja ofron ish-Kryeministrit Sali Berisha në kundërpërgjigje të akuzave për përfshirje në lojërat e fatit.“Gazeta "RD" me kryeredaktor Sali Berishën shkruajti për lidhjen time me lojrat e fatit. Nuk kam dhe nuk kam patur ndonjëherë lidhje me lojrat e fatit. Këto janë tratativa të paefektshme për të cënuar pozitën time në lidhje me këtë çështje. Nëse Berisha gjen një lidhje mes meje e lojrave të fatit,heq dorë nga politika përfundimisht “ deklaroi Doshi.Për deputetin socialist ky biznes i ligjshëm dhe jo, po rrënon çdo ditë xhepat e familjeve shqiptare. Në këtë kontekst, Doshi i propozon kryeministrit, Edi Rama, mbylljen përfundimtare të këtyre aktiviteteve.