Sherr në maternitet, dhunon bashkëshorten e tij 4-muajshe shtatzënë
Një grua shtatzënë është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj brenda ambienteve të maternitetit. Ngjarja është regjistruar në Korçë, ku 18-vjeçarja Erisa Çela nga fshati Vinçan është rrahur barbarisht nga bashkëshorti i dehur në dhomën e spitalit, pas një grindjeje të çastit. Policia ka vënë në pranga 29-vjeçarin Olger Limushaj, nën akuzën e dhunimit të bashkëshortes së tij.Prindërit e 18-vjeçares bëjnë të ditur se çifti ishte martuar një vit e gjysmë më parë dhe lidhja e tyre ende nuk ishte celebruar. Por konfliktet mes tyre ishin të shumta, për shkak të dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore të bashkëshortit, mollë sherri kjo që kishte bërë që 29-vjeçari ta dhunonte edhe herë të tjera gruan e tij 4-muajshe shtatzënë.Pas ngjarjes, 18-vjeçarja është kthyer në banesën e prindërve dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.