Barcelona ekzotike vs Spartaku i Moskës të acartë

Barcelona që kryeson grupin G me 9 pikë do të luajë sonte në Rusinë e acartë përballë skuadrës së Spartakut të Moskës në një ndeshje ku të besuarit e Tito Vilanoves do të kërkojnë kualifikimin për të turin tjetër.Ndërsa nga ana tjetër edhe vendasit do të kërkojnë fitoren në këtë takim për të hyrë në valle për një kualifikim të mundshëm. Tekniku i skuadrës ruse Unai Emeri premton që në përballë skuadres më të mirë të momentit nuk do të dalim pa pikë.Në përballjen e sotme Skuadra e Spatakut të Moskës do të luaj me Formacionin 4-2-3-1.Në portë ShernishukNë mbrojtje Makajev, Brizgalov, Sushi dhe KombarovNë mesfushë: Rafael dhe Kallstrom, ndërsa treshja e Hurado, Ari, dhe Gorbatenko do te mbështesin sulmuesin e vetem Emenike.Trajner Unai EmeriNdërsa në kampin tjetër tekniku Tito Vilanova do të Luaj me formacionin 4-3-3.Në portë: Valdes,Në mbrojtje: Dani Alvesh, Pujol, Pike, dhe Zhordi Alba.Në mesfushë: Fabregas, Iniesta dhe Ksavi,ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Pedro, Mesi dhe Vila.Tekniku Barcelones vilanova duket se e ka vlersuar në maksimum këtë takim pasi në fushen e lojes ka hedhur formacionin më të mirë të mundshëm.Barcelona në këtë takim përveç skuadres moskovite i duhet të sfidojë edhe temperaturat e ulëta që pritet të shoqërojnë këtë ndeshje. Mendohet se në këtë temperaturat do të shkojnë deri në -6 gradë celcius.