Kodheli, Rasmussen: Jam i lumtur për rolin e Shqipërisë në Aleancë

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po merr pjesë në ministerialin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që po mbahet selinë e NATO-s në Bruksel. Gjatë ditës së sotme ministrja Kodheli zhvilloi një takim bilateral me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel.Në hapje të takimit, z. Rasmussen i uroi mirëseardhjen në selinë e NATO-s ministres Kodheli dhe e përgezoi atë për detyrën e re. Duke u ndalur në takimin e sotëm të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtarë të NATOs-, ai u shpreh se ky takim do të shërbejë si hapi i parë drejt Samitit të NATO-s 2014. Sekretari i Përgjithshëm Rasmussen nënvizoi kontributet pozitive të Shqiperisë në operacione, nisma rajonale dhe në mbështetje të iniciativës ''Smart Defence'', ku Shqiperia është pjesë aktive e saj.Duke bërë një rezyme të shkurtër të takimeve të sotme, në formate të ndryshme, z.Rasmussen theksoi se pret diskutime të gjera mbi çështjet dhe sfidat tona të përbashkëta. Në fund të fjalës së tij, ai u shpreh i lumtur për rolin e Shqiperisë në NATO dhe pret të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet shqiptare në të ardhmen. Në këtë kontekst, ai permendi takimin e zhvilluar së fundmi me kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama. Ministrja Kodheli i dorëzoi nga ana e z. Rama si dhuratë z. Rasmussen edhe një pikturë.Nga ana e saj ministrja e Mbrojtjes, znj. Kodheli falenderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për pritjen që i rezervoi, në këtë pjesëmarrje të të parë të saj në Ministerialin e Mbrojtjes të NATO-s. Ajo e siguroi Sekretarin Rasmussen për mbështetjen dhe dedikimin e Ministrisë se Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe të saj personal, në adresimin e çështjeve dhe sfidave të përbashkëta, për një Aleancë më të fortë. Shqipëria, ka theksuar znj. Kodheli, beson se NATO luan një rol të pazëvendësueshëm në Kosove dhe për këtë falenderoi lidershipin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.Në lidhje me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ministrja Kodheli shprehu rolin pozitiv të Shqiperisë në mbeshtetje të paqes, sigurise dhe prosperitetit, duke investuar me tepër për mirëqenien e rajonit. Kontributi i Shqiperisë në ISAF, KFOR etj do të vazhdojë të mbeshtetet plotësisht, sidomos në kuadër të ISAF-it, pas vitit 2014. Znj.Kodheli u shpreh se Shqiperia do vazhdojë të punojë drejt transformimit të Forcave të Armatosura, modernizimit, interopabilitetit, për të përmbushur obligimet si një vend aleat dhe i besueshëm.Ështe bindja ime, vazhdoi më tej znj.Kodheli, qënjë theks të veçante do vihet në luftën kundër korrupsionit në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes, për të poseduar një forcë të armatosur moderne, të mirëpërgatitur dhe profesioniste. Në fund të fjalës së saj, ministrja Kodheli i solli Sekretarit Rasmussen urimet më të mira të Kryeministrit Rama dhe vendosmerinë e qeverisë shqiptare për të qenë një partner i denjë në këtë Aleance.Z.Rasmussen duke falenderuar znj.Kodheli për mbështetjen e saj, uroi për takime të tjera të frytshme, ndërsa theksoi se megjithëse burimet mbeten të vogla, ato duhen përdorur me kujdes. Nga ana e saj, ministrja Kodheli edhe njëherë theksoi, se pavarësisht nga gjendja e vështirëe financiare, Shqiperia do të vazhdojë të bëjë më të mirën për të arritur qëllimet e përbashkëta.Po sot, ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një takim me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, z. Chuck Hagel me kërkesën e tij. Pasi e uroi për detyrën e re si ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, z. Hagel vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë. Ai e siguroi ministren Kodheli për mbështetjen e padiskutueshme për ekipin e ri qeverisës dhe nënvizoi faktin se po kërkohen fusha të reja bashkëpunimi.Ministrja e Mbrojtjes Kodheli e falenderoi Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, z. Hagel për mbështetjen e SHBA-ve ndaj qeverisë shqiptare, si dhe i bëri ftesën e qeverisë për të vizituar vendin tonë, ftesë të cilën z. Hagel e pranoi me kënaqësi.Gjatë Ministerialit të NATO-s që po mbahet në Bruksel pritet të diskutohen një gamë e gjerë çështjesh si mbrojtja kibernitike, burimet, Afganistani, zhvillimi kapaciteteve etj, të cilat do të jenë dhe objekt diskutimi në Samitin e ardhshëm të NATO-s në vitin 2014.