CEZ në Çeki: Nëse arrijmë marrëveshje tërhiqemi nga arbitrazhi
Kompania çeke e energjisë CEZ ka deklaruar se është e hapur për bisedime me Shqipërinë për të gjetur një zgjidhje sa i përket dëmit që asaj i është shkaktuar në vendin tonë.Zëdhënësja Barbora Pulpanova theksoi se CEZ është i gatshëm të tërhiqet nga arbitrazhi, nëse të dyja palët pajtohen për një kompensim të drejtë.Deklarata e CEZ-it vjen një ditë pasi ministri i energjisë së Shqipërisë Damian Gjiknuri deklaroi se një marrëveshje përmes negociatave të drejtpërdrejta do të ishte zgjidhja më e mirë e konfliktit me çekët e CEZ-it, pas heqjes së licencës në muajin janar nga qeveria paraardhëse.Heqja e licensës u bë pasi ERE konstatoi një sërë mosrealizimesh të CEZ-it që kanë të bëjnë me importin e energjisë, ndërprerjen kolektive të energjisë për konsumatorët, faturimin afrofe, rritje të humbjeve në rrjet dhe mosrealizimin e investimeve.CEZ kërkon kompensim për dëmtimin e investimit të saj në kompaninë e shpërndarjes së energjisë CEZ Shperndarje e cila është blerë në vitin 2009 për 102 milionë euro.