Operacioni anti-drogë edhe në Kosovë, PK dhe EULEX aksione të përbashkëta
Operacioni i gjerë policor anti-drogë i ditëve të fundit që mori jetë nga policia italiane ka prekur edhe shtetin e Kosovës, ku në sajë të këtij operacioni janë lëshuar një sërë urdhrash kontrolli për banesat e disa personave të dyshuar si pjestarë të rrjetit trafikant.Të tre operacionet e zhvilluara nga forcat policore të Kosovës në bashkëpunim me Njësinë e krimit të organizuar të EULEX, kryen kontrolle në disa shtëpi, kontrolle që rezultuan me sekuestrimin e disa armëve dhe municioneve.Vetëm pak ditë më parë autoritetet policore italiane në bashkëpunim me organet e sigurisë së Shqipërisë, Bosnjës, Kraacisë, Sllovenisë dhe Austrisë arritën të kryenin një operacion të gjerë anti- drogë në sajë të të cilit u lëshuan 71 mandate arresti dhe rreth 117 urdhra kontrolli banese dhe u sekuestruan 700 kilogramë sasi lëndësh narkotike.Ndërsa shefi i Njësisë së krimit të organizuar të EULEX u shpreh:"Gjatë bastisjeve që u kryen nëpër shtëpitë e kosovës si pjesë e këtij operacioni, Drejtoria e policisë së Kosovës dhe njësia për hetimin ekrimit të organizuar konfiskuan një Ak 47, një scorpion dhe një pistoletë bashkë me municionet e tyre përkatëse."