Reagime ndaj deklaratës së Gruevskit, Grekët e Pavarur: Palaço i rrezikshëm i Ballkanit

Deklarata e dhënë pak ditë më parë nga kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ku ai thotë se Greqia mund të quhet një ish provincë osmane, është pasuar me reagime të ashpra nga partia greke “Grekët e Pavarur”.Në deklaratën e tyre Gruevski cilësohet i rrezikshëm për Ballkanin, ekstremist dhe i paditur në lidhje me historinë."Gruevski po vazhdon me provokimet e tij absurd. Qeveria greke dhe ministri i jashtëm Venizelos po heshtin. Gruevski është një palaco i rrezikshëm në Ballkan" theksoi Terence Qiuck, përfaqësues i “Grekëve të Pavarur”.