Daçiç: Kosova vend i shenjtë për Serbinë
Shefi i qeverisë serbe ka mbajtur një fjalim para përkrahësve të iniciativës serbe për zgjedhjet e 3 nëntorit, “Srpska”.Fotografitë që vijnë nga Graçanica, te publikuara nga e perditshmja “Zëri” e hedhin përfundimisht poshte deklaratën e kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi se Daçiç nuk do të përzihet në çështje zgjedhore të Kosovës.Shefi i qeverisë serbe iu është drejtuar mijëra përkrahësve të iniciativës serbe duke ju bërë thirrje atyre që të dalin sa më shumë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Një pjesë e madhe e serbëve mbanin parulla zgjedhore, ndërsa i tërë fjalimi i Daçiqit është përcjellur me thirrjet e përkrahësve të “Srpska-s”; “Kosova është Serbi”, dhe “Kosova është zemra e Serbisë”.Daçiç ka kërkuar nga serbët që të jenë unik duke thënë se “ka kaluar koha kur Serbia ka pasur humbje dhe tani është koha për fitore. Për këtë arsye unë kërkoi fitore nga ju”.Kryeministri serb ka bërë këto deklarata para përkrahësve të “Srpska-s”, menjëherë pasi këta e kanë përfunduar mitingun e tyre në Graçanicë.Daçiç ka thënë se ai nuk mund t’iu rekomandoj për kë të votojnë “por ju do të votoni për opsionin serb, që nënkupton listën serbe.Ai ka thënë se vizita në Kosovë ka karakter fetar sepse sipas tij ky vend është i shenjtë për Serbinë, ndonëse shumica e fjalimit të tij ka qenë politik.