Lukesmburg,Daçiç takohet sot me baroneshën Ashton

Kryeministri serb, Ivica Daçiç do të takohet sot në Lukesmburg, me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton ku në fokus të bisedimeve do të jenë listat zgjedhore dhe KQZ-ja në Kosovë.Në takim pritet të diskutohen të gjitha çështjet që sipas kryeministrit serb “shqetësojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë”.Kryeministri Daçiç ka thënë se duhet shmangur parregullsitë dhe manipulimet eventuale me listat zgjedhore dhe rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit në Kosovë."Kemi insistuar që serbët të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet zgjedhore dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të fituar qasje në listat zgjedhore. Deri tani kjo nuk ndodhi e kjo do të jetë objekt i analizave dhe debatit”, është shprehur Daçiç.