Rama takohet nesër në Kosovë me Erdoganin dhe Thaçin

Kryeministri Edi Rama nesër pritet të takojë homologun e tij turk Rexhet Tayyp Erdogan. Sipas mediave në Kosovë kryeministri i Turqisë do të vizitojë Kosovën më 23 tetor, kur edhe hapet terminali i aeroportit ndërkombëtar 'Adem Jashari', e ndërsa flitet për një takim  të tre kryeministrave në Prizren Thaçi-Erdogan e Rama.Ditë më parë gjatë vizitës në Shqipëri, ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu në një takim me kryeministrin Rama tha se është  diskutuar për marrëdheniet dypalëshe dhe partneritetin mes Shqipërisë dhe Turqisë.  Ministri i jashtëm turk foli edhe për mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive.Ndërkohë ne vizitën e tij të parë si kryeminister që Rama zhvilloi në Kosovë, ai tha se së bashku me homologun e tij kosovar kanë vendosur të mbajnë një mbledhje të përbashkët të qeverive të dy vendeve në muajin nëntor në qytetin e Prizrenit për të vendosur, piketat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.Megjithëse ende nuk ka një axhendë për këtë takim mes kryeministrave, Hashim Thaçi , Rexhep Tayyp Erdogan edhe Edi Ramës duket se në thelb do të jetë diskutimi për mënyrën e bashkëpunimit si dhe zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive.