Thaçi falenderim për Daçiç: Ftoi serbët të bëhen pjesë e institucioneve
Pas tensionit që shkaktoi ideja e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë dhe ndërhyrjes së nderkombetareve ne kete debat, Kryeministri i kosovar Hashim Thaçi falënderon homologun e tij serb Ivica Daçiç. Falenderimi ka ardhur per faktin se ai u bëri thirrje serbëve në Kosovë të dalin në zgjedhjet lokale më 3 nëntor.“Dëshiroj të falënderoj kryeministrin Dacic që i ka ftuar serbët të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës. Ai po i ndihmon serbët e Kosovës që të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës”, u shpreh.Deklarata e Thaçit per hologun e tij serb erdhi gjate inspektimit të punimeve në "Rrugën e Kombit". Po ndersa Kryeministri rezervoi kete falenderim ndryshe mendon kryeparlamentari Jakup Krasniqi.Ai eshte shprehur se po të kishte një mocion në Kuvend për të vendosur në lidhje me hyrjen e kryeministrit serb Ivica Daçic në Kosovë, ai vetë do të votonte kundër, pasi ka kundershtuar edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel mes dy Kryeministrave më 19 prill."Këtu nuk jam për të shfaqur qëndrimin tim personal. Ju e dini qëndrimin tim për marrëveshjen dhe ju e dini që marrëveshja është votuar jo veç nga pozita, por edhe një pjesë të opozitës dhe pyetjet duhet t'ia drejtoni atyre. Ju e dini që unë nuk e kam votuar marrëveshjen, edhe mocionin do ta përkrahja"tha ai.Megjithatë deklaroi Krasniqi, Kuvendi nuk lejon dhe nuk kundërshton asnjë qeveritar të jashtëm të atij shteti për të hyrë dhe për të dalw nga Kosova, pasi kjo është përgjegjësi e ekzekutivit.