Hetime në Bullgari për “Marian”, dëshmia në gjykatë: Na u la në kujdes nga një bullgare

Hetimet rreth misterit për bjonden e vogël, Maria, që u gjet në një kamp romësh janë shtrirë në Bullgari. Ka qenë çifti rom, që fillimisht deklaroi se ishte fëmija i tyre, që ka dëshmuar në Gjykatë se Maria është fëmijë biologjik i një ciganeje nga Bullgaria, që ua dorëzoi vajzën pasi nuk kishte mundësi ekonomike për ta rritur atë.Fakti që vogëlushja mund të jetë nga Bullgaria është përforcuar edhe nga disa dëshmi gjatë një emisioni televiziv në Greqi. Sipas personave që dhanë dëshminë e tyre, vajza i është shitur çiftit grek ndërsa ishte disa ditëshe nga një bullgare.Ndërkaq një numër i madh prindërsih nga vende të ndryshme te botes u janë ngjallur shpresat se mund te gjejne gjalle femijet e tyre te humbur. Një çift grek, që e shihni në këtë foto, është paraqitur për të bërë testin e AND dhe per tu interesuar nese Marija mund te jete femija i tyre. Kjo per faktin se ata humben vajzën e tyre gjatë lindjes në vitin 2009, por kur ata kërkuan rivarrim pasi paten disa dyshime, arkivoli ishte bosh.Interesi i medias vendase dhe te huaj mbetet i madh. Mediat ne Greqi kane shfaqur nje video ku duket Marija, ndersa mesohet te kerceje nga gruaja qe e mbante dhe qe fillimisht deklaori se ishte femija i saj.Ne nje tjeter video te publikuar nga mediat britanike duket se Marija e ka mesuar tashme kercimin, per te cilin shfrytezohej nga çifti rom per te fituar para. Te pakten keshtu besohet dhe nga organizata te ndryshme qe prej kohesh kane hedhur akuza per trafikim te femijeve dhe shfrytezim te tyre.Trafikimi ose rrrëmbimi i vogëlushes përforcohet nga fakti se gruaja rome 40 -vjeçare kishte dy kartat të ndryshme identiteti. Nga te dhenat qe vijne nga njera Komune ku eshte regjistruar rezulton si nene e pese vajzave dhe nje djali, ndersa ne Komunen tjetersi nene e kater vajzave, çka shton dhe me shumë dyshimet se çifti mund te jete i perfshire ne aktivitetet te paligjshme qe kane te bejne me shfrtytezimin apo trafikimin e femijeve.Dhe sipas te dhenave te regjistruara ne dy qendrat rezulton se per 5 muaj ka lindur 3 femije, ndersa për rreth 4 muaj, nga tetori 1994 deri në shkurt të vitit 1995, ka lindur më shumë se tre fëmijë. Nga ana tjeter bashkeshorti i saj ka edhe një familje e tretë të regjistruar në komunën e Farsalës , ku ai është regjistruar si babai i katër fëmijëve. Te gjitha keto ngrene qarte dyshime mbi kete çift bashkeshortesh.Maria e vogël është transferuar tashmë në qendrën e pritjes së organizatës "Buzeqeshja e Fëmijës". Te dhenat e mjekeve flasin se ajo mund te jete 5 ose 6 vjeçe dhe jo 4 sa u deklarua fillimisht.