Maqedoni, rishikimi i buxhetit 2013 pa opozitën

Në Maqedoni rishikimi i buxhetit të këtij viti nuk përkrahet dhe nuk do të votohet nga partitë e opozitës.Asnjë nga amendamentet e propozuara nga opozita nuk u pranuan në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, ndërsa të gjitha amendamentet gati ishin të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), derisa LSDM ka bërë të ditur se nuk do të propozojë amendamente dhe nuk do të votojë për ndryshimet në buxhet.Debati për rishikimin e buxhetit për këtë vit nisi nga fillimi i këtij muaji në kuadër të komisionit parlamentar për financa dhe buxhet. Me këtë rishikim janë shpërndarë mjete në Fondin pensional dhe invalidor si dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.