Sërish shpërthim në veri të Mitrovicës

Një tjetër shpërthim është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në veri të Mitrovicës.Lajmi bëhet i ditur nga Kosova Press e cila thekson se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 00:40 në banesën e një zyrtari serb.Sipas gazetës një granatë është hedhur në terasën e shtëpisë së kryetarit të partisë SPS, për veriun e Mitrovicës, Ninoslav Djeriç, por  fatmirësisht, nga shpërthimi, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.Mësohet që bashkëshortja e tij është shefe e Agjencisë për Pasuri , ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të këtij sulmi.Ky është shpërthimi i dytë brenda 24 orëve në veri të Mitrovicës. Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mëngjesin e së premtes në një lokal në rrugën “Shutjeska”, pronar i së cilës është Jubisha Kostic, i cili ka qenë kandidat në listën e partisë SLS për zgjedhjet e 3 nëntorit por që ka dalë nga kjo listë ditë më parë.