Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 3.00 të mëngjesit në veri të Mitrovicës, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.Shpërthimi ka ndodhur në një lokal në rrugën “Shutjeska”, pronar i së cilës është Jubisha Kostic, i cili ka qenë kandidat në listën e partisë SLS për zgjedhjet e 3 nëntorit por që ka dalë nga kjo listë ditë më parë.Mësohet se dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen  e plotë të ngjarjes.Para disa ditësh, një tjetër shpërthim, ka ndodhur në banesën e një shtetasi serb. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në banesën e Nebojsha Mariç, kandidat për zgjedhjet lokale në Kosovë, që mbahen më 3 nëntor.Por, nga partia e tij është njoftuar se ai është tërhequr nga gara zgjedhore. Lidhur me këtë shpërthim po vazhdojnë hetimet.