Emigracioni klandestin, Malta dhe Greqia kërkojnë ndihmë nga BE

Dy shtetet që lagen nga deti Mesdhe, malta dhe Greqia kanë kërkuar ndihmë nga Evropa për veprime përfundimtare në lidhje me emigracionin klandestin, duke insistuar në mbajtjen e premtimit nga shtetet evropiane për ruajtjen dhe kujdesin nda kufijve të Evropës."Kufijtë tanë janë kufijtë e Evropës dhe trafiku i qenieve njerëzorë po troket në dyert tona. Ky është një problem njerëzor që kërkon një zgjidhje nga Evropa" u shpreh kryeministri grek Antonios Samaras gjatë një takimi me homogun e tij, kryeministrin maltez Joseph Muscat. Ai githashtu bëri thirrje që shtetet evropiane të marrin përgjegjësitë e tyre për këtë cështje.Ndërsa kryeministri maltez tha: "Ne do të bëjmë thirrje për ndryshimin e status kuosë, por nëse shoh që fjalët tona vetëm diskutohen e nuk kthehen në veprim, ne do të vazhdojmë ta vëmë në dukje këtë problem. Kemi nevojë për politika të përbashkëta."Ai u shpreh se Greqia do t'i kushtojë shumë rëndësi çështjes së emigracionit në kohën kur të marrë presidencën e BE vitin tjetër.Thirrja vjen pas tragjedive nga përmbytjet e varkave me emigrantë që kanë pasuar njëra-tjetrën që nga fillimi i konflikteve në vende si Siria, Libia, Egjipti apo shtete të tjera të Afrikës veriore të përfshira në luftra civile. Takimi u zhvillua pak ditë para samitit dy ditor të liderëve evropianë në Bruksel që do të mbahet të enjten dhe të premten.Vetëm gjatë muajit tetor dy anije me emigrantë u mbytën në ujërat e detit Mesdhe shumë pranë brigjeve të ishullit të Lampeduzës, ku vdiqën gjithsej rreth 400 klandestinë. Dhe sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara mendohet se janë 32.000 emigrantë që kanë ndërmarrë udhëtime ilegale me anije duke patur destinacion kontinentin europian gjatë këtij viti.