Kosovë, Edita Tahiri: Daçiç shkeli marrëveshjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2013, 08:45
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka deklaruar se kryeministri serb Ivica Daçiç gjatë vizitës në Manastirin e Graçanicës ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, duke mos respektuar procedurat mbi të cilat i është lejuar vizita në Kosovë."Si kryenegociatore mund t'ju them se ai në këtë rast ka bërë shkelje të marrëveshjes së Brukselit të datës 19 prill, se nuk është sjell si një udhëheqës demokratik. Ndërsa për qëndrimet zyrtaret duhet të prisni pak derisa të bëhen vlerësimet në Qeveri", është shprehur Tahiri.Ajo ka thënë se ftesa e Daçiqit që serbët më 3 nëntor të votojnë për një subjekt politik, tregon mentalitetin e tij komunist dhe antipluralist.