Bllokohen armët e “Agimit të Artë”
25 kontenierë që përmbanin një arsenal armësh si dhe materiale propagandistike, janë sekuestruar nga policia greke dhe dyshohet se janë pjesë e armatimit të partisë naziste "Agimi i Arte".Ndërhyrja e policisë greke erdhi pasi kishte informacione se partia "Agimi i Artë" zotëronte një sasi të madhe armësh, madje edhe armatim të rëndë si mitraloza.Bllokimi i armëve u bë në një vend parkimi që i përkiste një biznesmeni të njohur grek, që dyshohet të ketë lidhje me partinë neonaziste.Është dashur edhe ndihma e ushtrisë greke për të ndihmuar policinë në këtë aksion, pasi hapja e kontenierëve mund të bëhej vetëm me ndihmën e specialistëve të ushtrisë dhe arapaturave të sofistikuara.Policia ka bërë të ditur se të dhënat e para flasin për më shumë se 4 000 armë të llojeve të ndryshme, ndërsa janë gjetur edhe sasi të mëdha fishekesh e lëndësh shpërthyese.Ndër armët e sekuestruara ka automatikë të tipit kallashnikov, mitralozë, kundra-ajrorë, snajper dhe pistoleta, si dhe mjete nerv-paralizuese. Vec armëve janë sekuesrtuar edhe materiale propagandistike pro-naziste, si portrete të Hitlerit, simbole të nazismit e tj..Përveçse në kontenierë armë e mjete propagandistike pro-naziste janë gjetur edhe në banesën e biznesmenit, Anastasios Palis, i shpallur në kërkim , pasi dyshohet për lidhjet e tij me partinë Agimi i Artë.Tashmë mediat në Greqi shkruajnë se nëse vërtetohet lidhja e Agimit të Artë me armatimin e sekuestruar në 25 kontenierët, pritet nxjerrja jashtë ligjit e kësaj partie ekstremiste.