100 vjetori, Berisha u bashkohet festime të bashkisë së Beratit

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në aktivitetet e organizuara në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë së vendit nga Bashkia e Beratit. Në këto aktivitete merrnin pjesë deputetë të Qarkut të Beratit, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe shumë qytetarë të mbledhur në shesh. Celja e aktiviteteve nisi në Sheshin Qëndror të qytetit me Koncertin Festiv të performuar nga grupet rinore dhe grupet folklorike.Më pas, kryeministri Berisha shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Fadil Nasufi, dhe autoritetet e tjera së bashku me qytetarë të shumtë përshkruan në këmbë shëtitoren e qytetit, për të bërë homazhe tek Busti i Bab Dudë Karbunarës 1842- 1917, një nga firmëtarët e deklaratës së shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë. Pas vendosjes së kurorës me lule në bustin, kryeministri Berisha vizitoi Pallatin e Kulturës "Margarita Tutulani" në hollin e të cilit ekspozohej Kodiku i Purpurt i Berat shek. VI. Ai gjithashtu vizitoi ekspozitën e celur me rastin e 100 Vjetorit të Pavarsisë ku ekspozoheshin 111 piktura, fotografi dhe vepra të tjera arti të realizuara nga 97 autorë të ndryshëm shqiptarë.Në përfundim kryeministri Berisha dhe Kryetari i Bashkisë së Beratit shpërndanë dekorata mirënjohjeje për familjet patriotike. Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin për Bashkinë e Beratit dhe për Këshillin Bashkiak të këtij qyteti për këto vendime, të cilat i cilësoi si vendime fisnike duke theksuar se një komb i qytetëruar dallohet para së gjithash nga ata që nderon.