Duka: Ne Shqipëri ka trukime
Presidenti i Fshf-së Armand Duka i ftuar mbrëmë në emisionin "Sport Debat" në Ora News është shprehur për herë të parë se në Shqipëri ka trukime apo tolerime të ndeshjeve, por sipas tij duhen fakte për ti vërtetuar të gjitha këto dyshime.Duka theksoi se mirpret cdo bashkpunim për të zbuluar trukimet e ndeshjeve,por sipas tij Fhsf e vetme pa fakte nuk mund të bëjë asgjë më shumë.Presidenti i Fshf ka folur gjithashtu edhe për investimet në infrastrukturë ku sipas tij shteti në 20 vite nuk ka bërë asgjë për sportin në Shqipëri me përjashitm të dy fushave të vitin 2000. Fshf ka investuar mbi 10 milion euro për impiantet sportive është shprehur Duka. Gjitashtu gjatë emisionit të djeshëm presidenti Duka ka dhënë edhe notat për trajnerët e huaj që kanë drejtuar Shqipërinë.Ai ka vlersuar ish trajnerin Baric, por sipas tij Baric dhe Kuzhe ishin mjaft liberal. Ndërsa beson shumë të puna e trajnerit atkual De Bias. Në lidhje me futbollistët shqiptarë të Zvicrës Duka është shprehur se u spekullua shumë, ndëra theksoi se kombëtarja nuk mund të përdoret për patriotizëm. Në lidhje me stadiumin e ri, Duka u shpreh se shteti ende nuk ka kaluar fondin e premtuar dhe pse ka nisur puna për projektin e stadiumit, që mendohet të jetë gati në vitin 2015-tëEmisionin mund ta shikoni këtu