Masakër shqiptare në Itali, kosovari vret me pistoletë ish-gruan dhe vajzën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2013, 23:00
Dy shtetase kosovare, nënë e bijë janë ekzekutuar në Itali. Vrasja e dyfishtë ndodhi pasditen e sotme në lokalitetin e Peshinës, ku nënë e bijë punonin në një ndërmarrje bujqësore.
Veli Selmanaj 46 vjeç ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Fatime Selmanajn dhe vajzën e tyre Seneada, 21 vjeçe .
Ato janë qëlluar me armë zjarri të tipit pistoletë. Disa orë pas krimit policia ka arritur të arrestojë autorin. Ai sapo ishte kthyer nga Gjermania në Itali. Çifti kishte 7 fëmijë.