KE për Maqedoninë, Fyle: Status quo-ja, kosto e lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2013, 19:08
Eurokomisioneri për zgjerim, Stefan Fyle theksoi se statusquo-ja në procesin e bllokimit të procesit për emrin ka një kosto të lartë.Propozimi i përsëritur i sivjetshëm për formimin e kornizës negociuese për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë në fazën e hershme të negociatave inkuadruese krijon situatë për t'u dhënë fund pozitës status kuo të këtyre negociatave që kushtojnë shumë.Këtë e rekomandoi eurokomisari Stefan Fyle, duke iu përgjigjur pyetjes së eruodeputetëve gjatë prezantimit të progres-raportit për Maqedoninë dhe vendet tjera kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim.Fyle theksoi se udhëheqja e ardhshme greke me Bashkimin Evropian është mundësi për tërë rajonin ballkanik."Oferta ime deri te autoritet greke, që e formulova para pak kohe deri te kryeministri grek është 'tregoni si Komisioni t'u ndihmoj, gjatë kryesimit tuaj, që jo vetëm disa vende por të gjitha vendet në rajon të lëvizin para në aspirata evropiane'. Për këtë edhe tani propozojmë propozim identik si edhe vjet për IRJ të Maqedonisë. Përpiqemi të sigurojmë te vendet anëtare të BE-së, jo vetëm në një apo dy, por te të gjithë vendet anëtare se korniza negociuese dhe zgjidhja e kontestit në fazën e hershme të negociatave inkuadruese është garancion dhe sigurim se kjo do të krijojë situatë më të mirë për përzgjedhjen e çështjes së emrit", theksoi eurokomisioneri për zgjerim.Për Fylen, e tërë kjo është porosi deri te politikanët e dy vendeve (Greqisë dhe Maqedonisë), se është koha jo vetëm të mendohet në çmimin e kompromisit, por edhe çmimit të situatës status-quo, e cila sipas tij është e paqëndrueshme dhe do të kushtojë shumë nëse vazhdon.Numri një i BE-së për zgjerim, gjithashtu, rekomandoi se është i shqetësuar nga raportet e reja për mossuksesin e grupit punues të Kuvendit për implementimin e rekomandimeve të Komisionit për hetimin e ngjarjeve nga 24 dhjetori i vitit 2012."Shpresoj që Qeveria dhe opozita do të angazhohen në dialog i cili nuk do ta vendos nën pikëpyetje këtë marrëveshje dhe implementim e saj", theksoi komisioneri.Fyle tha se Komisioni ka vendosur në progres-raportin e sivjetshëm dhe se shpreson që Qeveria e Maqedonisë do ta ripërtërijë dialogun me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Sipas tij, kjo çështje mbetet e hapur si pjesë nga marrëveshja e 1 marsit."Shpresoj që SHGM do të bëj një hap para që është në interes të mirë dhe dobi të këtij dialogu në mënyrë konstruktive të inkuadrohet dhe do t'i vazhdojë bisedat me autoritetet", shtoi Fyle.