Kryeministri serb Daçiç viziton më 19 tetor Kosovën
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, do tëvizitojë më datën 19 tetor Kosovën. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe të cilat theksojnë se Daçiç do të qëndrojë në Graçanicë, nga ku do t’iu bëjë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.Gazeta serbe “Politika” citon gjithashtu kryeministrin Daçiç, i cili thekson se “deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të Lumit Ibër është fushatë zgjedhore e Thaçit”.“Ne si shtet kemi interes t’iu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të marrim pjesë në fushatë”, ka thënë Daçiç.Në takimin e fundit në Bruksel mes dy kryeministrave u vendos se zyrtarët e qeverisë së Serbisë mund të vizitojnë Kosovën gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.Në prill të këtij viti kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.Marrëveshja parashikon edhe përfshirjen e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe për herë të parë në zgjedhjet për pushtetin lokal.Pas zgjedhjeve të tre nëntorit, pritet krijimi i bashkësisë së komunave serbe që sipas marrëveshjes ndërmjet kryeministrave, do të ketë një shkallë të gjerë autonomie.