Manchester City pretendent për titullin kampion
Manchester City ka paralajmëruar se edhe këtë edicion do të jetë pretendent kryesor për titull duke mposhtur Aston Villan me rezultat 5-0. Kampionët në fuqi të Anglisë tashmë të eleminuar nga Çempions Ligë i janë rikthyer mbrojtjes së titullit kampion duke reaguar më së miri me fitoren e arritur në fundjavë e cila i ngjit ato në krye të renditjes së premier ligës. David Silva shënon golin eparë për vendasit në fund të pjesës së pare për të mbyllur 45 minutat në avantazh.Në fraksionin e dytë të lojës Sergio Aguero e dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e 11 metërshit. Po me penallti qytetarët britanikë arritën të shënojnë edhe golin e tretë me anë të një tjetër Argjentinasi, Carlos Tevez tregohet i saktë duke trefishuar rezultatin.Në minutën e 67-të Kun Aguero realizoi golin e dytë personal pas një asisti të Tevez. Rezultatin përfundimtar e vendosi Carlos Tevez në të 74' duke shënuar dopiet përsonale. Kjo fitore e pozicionon Manchester Cityn në krye të tabelës me 28 pikë.Në takimin tjeter Manchester Unitedi ka pësuar humbje minimale 1-0 në transferten e Norich e cila i shkatojë zbritjen nga kryesimi i Premier liges. Djajtë e Kuq zhvilluan një pjesë të parë të dobët. Në 45 minutat e para nuk pati gola ndërsa në fraksionin e dytë të takimit vendasit do të arrinë të kalojnë në avantazh. Pas një ore lojë, Entony Pilkington zhbllokon sfiden duke shënuar golin e vetem të takimit. Në vazhdim të ndeshjes, miqt nuk kishin fuqi që ta ndryshonin rezultatin, ndërsa u desh të pajtoheshin me dështimin. Kjo humbje e lë Manchester Unitedin në pozitën e dytë në tabelë, ndërkohë që vendi i parë tashmë i rikthehet kampioneve në fuqi, Manchester City.