Conte dhe Juve thyejnë historinë
Humbja e Juventusit është si një vdekje për teknikun e saj, Antonio Conte. Dhe në fakt rezultati është dukshëm i madh, 106 ndeshje ka drejtuar Zonjën e Vjetër dhe ka humbur vetëm 9 prej tyre. Me fitoren ndaj Milanit, Juventusi është bërë ekipi më i pamposhtur në historinë e futbollit duke lënë pas edhe Barcelonën e Pep Guardiolës. Ish-tekniku i blaugranëve në 247 ndeshje ka një përqindje prej 8.50 për humbje ndërsa Conte 8.49 %. Bardhezinjtë kanë realizuar një sezon fantastik në 2011-2012 duke e mbyllur kampionatin si të pathyeshëm.Po ti hyjmë më thellë analizës, ka shumë faktorë të tjerë që mund të masin suksesin. Shembujt për të janë të shumtë, idhulli sigurisht është Ferguson, ndërsa Lipi është një shembull i mirë, një emblemë për tu ndjekur. Fillimi i sezonit ndoshta s'ka qenë aq i bukur sa dy të fundit për disa faktorë. Skuadra është më e vetkënaqur dhe tekniku e ka më të vështirë menaxhimin dhe motivimin e lojtarëve, dhe së dyti është një skuadër si Roma që ka shumë ekulibra, ka lojtarë që po tregojnë një futboll për tu pasur zili në Itali dhe jashtë saj. Nëse vazhdojmë analizën mbi Conten në aventurën e tij të bukur do të gjejmë edhe shprehje ekzistencialiste:"Kur unë humbas kjo është si të jem i vdekur për disa orë, e cila shkon në të njëjtën vijë edhe kur ka fitore. Ajo që ka rëndësi në shtëpinë time, janë fitoret. Kush fiton shkruan historinë, të tjerët le të qëndrojnë të shohin".Ai e mori drejtimin e skuadrës në vitin 2008-të, një skuadër që atëherë vetëm e tillë nuk mund të quhej. E mbylli kampionatin në vendin e shtatë, skuadra nuk përfundonte dot një 90 minutësh, ndërsa në fushë shikoje gabime amatoreske. Çfarë ndryshoi? Shumë gjëra. Që në fillim u vu re dora e hekurt e Kontes. Idetë e tij ishin të qarta, nevojiteshin lojtarë që të jepnin shpirtin në fushë. Çdo futbollist citonte në vete se "Nëse nuk kishte stimujt e duhur për të luajtur me këtë ekip, nuk mund të luani as nëse ke qenë më i miri në ndeshjen e fundit". Dalngadalë skuadra fitoi përkushtim, respekt dhe gjithsekush mësoi më së miri rolet e tij në fushën e lojës.Për të arritur deri këtu Kontes i dashur shumë punë ndoshta edhe shumë studim mbi idhujt e trajningut, duke filluar nga Vangal dhe duke mbaruar te Saki. Rezultati është një teknik i rritur shumë shpejt, me në fjalor të pasur për futbollin dhe lojën: Zotërimi i topit, presing shumë i shpejtë, rimarrja e shpejtë e topit, mbrojtja shumë përpara. Njëra prej sekreteve tjera të tij është që Juventusi kurrë nuk ndalet as në skemën 4-2-4, 4-3-3, apo 3-5-2.Në kërkim të zhvillimeve të tjera ai jep dhe disa këshilla: " Për çfarë ka nevojë futbolli modern? Më shumë shpejtësi, intensitet, dhe teknik. Dhe shumë kilometra për të përshkruar. Dhe në fund duhet ruajtur një qëllim që është ... Kurrë mos humbasësh.