Diego Costa: Do t'i shënoja Brazilit në finale

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, gjatë një interviste për mediat spanjolle është shprehur se shpreson që vendimi i tij për të luajtur për Spanjën nuk do të shkaktojë probleme në Brazil. Diego Costa ka siguruar nënshtetësinë spanjolle më 3 Tetor të këtij viti dhe ai pritet të luajë së shpejti edhe për kombëtaren spanjolle. Por, sulmuesi i lindur në Brazil shpreson që të mos shkaktohen polemika në vendlindjen e tij, pasi që thotë se ky nuk është problem i tij."Unë nuk dua të shkaktoj probleme me askënd në Brazil. Unë dua që njerëzit të pranojnë vendimin tim. I pyetur nëse do të festojë nëse në të ardhmen i shënon Brazilit, Diego Kosta u shpreh" "E pse jo!? Do ta kem për nder të luaj përkrah Cavi Hernandez dhe Andres Iniestas"Nga ana e tij, sulmuesi i Atketikos ko konfirmuar hapur së dëshiron të luajë për Spanjën, edhe pse Del Boske nuk ia ka premtuar vendin e titullarit."Për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm duhet të jesh i sigurt që kanë besim tek ti. Spanja është përfaqësuesja më e mirë në botë dhe ka në përbërje kampionë të mëdhenj. Del Boske nuk më ka premtuar asgjë, por as unë nuk i kam kërkuar favore të veçanta. Kemi folur vetëm për temat burokratike".Diego Costa ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke u shndërruar në njeriun kryesor për Atletico Madridin pas largimit të Radamel Falcaos.