Low: Lahm, mbrojtësi i krahut më i mirë në botë
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, thotë se Philipp Lahm është anësori i djathtë më i mirë në botë për momentin.Trajneri gjerman është pyetur vazhdimisht nga gazetarët për ndërrimin e pozicionit të 29-vjeçarit te Bayern i Mynihut, por ai ka lavdëruar aftësitë e futbollistit si anësor i djathtë."Ai është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë. Unë nuk dua të hap një diskutim të ri. Ndoshta ai është lojtari i vetëm i Gjermanisë që mund të luajë edhe në një pozicion tjetër. Kudo që ai luan, po luan mirë", ka potencuar Low.Pep Guardiola po e shfrytëzon Lahmin si mesfushor mbrojtës dhe përkundër këtij fakti, trajneri i Gjermanisë duket se do të përdorë atë në pozicionin natyral.Low foli gjithashtu edhe për grumbullimin e mundshëm në kombëtare të sulmuesit të Bayer Leverkusen, Stefan Kiessling, duke thënë se nuk shikon asnjë arsye pse mos ta bëj një gjë të tillë."Nëse do të jetë i nevojshëm, unë e kam numrin e Stefans. Nuk e kam aspak problem të ndryshoj mendim dhe do ta telefonoj. E di që ky sulmues mund të rikthehet një ditë, prandaj nuk ia kam mbyllur derën".