Durrës, kthimi i pronave, 30 ish-pronarë marrin urdhër ekzekutimin
Jepen titujt e pare ekzekutiv per ish- pronaret në qytetin e Durrësit.30 qytetaret e pare kane marre urdher ekzekutimin nga enti i banesave per pronat e tyre te cilat ata prej shume vitesh nuk kane mundur t’i gezojne.I pranishem ne ceremonine e dorezimit te urdhrave ekzekutiv ishte edhe ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi, I cili vlerësoi se përmes këtij akti të ndërmarrë tashmë misioni I kësaj Ministrie u realizua, duke cuar pronën tek i zoti.“Kemi materializuar procesin sepse sipas asaj që akti parashikonte , pronarët legjitimë iu drejtuan entit, enti më pas iu drejtua gjykatës, gjykata nxorri titullin ekzekutiv dhe sikurse ju e patë sot ne kemi shpërndarë 30 titujt e pare ekzekutiv për qytetin e Durrësit. Titujt me të cilët pronarët do tu drejtohen zyrave të Përmbarimit për të kryer tashmë lirimin e pronës së tyre të ligjshme , të prones që prej 70 vjetësh pengohen ta gëzojnë. Në këtë moment misioni i MPPT dhe i Entit Kombëtar të Banesave përfundon. Dhe gjithcka mbetet në duar të institucioneve, tashmë të Pëmbarimit Gjyqësor për ekzekutimin material të këtyre vendimeve të nxjerra nga Gjykata”tha Olldashi.Drejtoria e entit kombetar te banesave ne Durres pret afro 50 aplikime cdo jave nga familjet e ish pronareve per ti pajisur me pas me dokumentacionin perkates per marrjen e prones.Ndërkaq po tek kjo drejtori kane aplikuar afro 200 familje qe jetojne ne pronat e ish pronareve per te perfituar kredi per strehim me interes zero.