Posta Shqiptare, pullë për 100 vjetorin e pavarësisë

100 vjet pavarësi, nuk do të lobohet vetëm në Shqipëri por në mbarë botën ku ka shqiptarë dhe në të gjitha vendet ku Posta Shqiptare do të trokasë. Ne kuadër te festimeve Posta Shqiptare ka emetuar pullën dhe zarfin me logon e 100 vjetorit te Pavarësisë.Për ta prezantuar në këtë mënyrë vendin në të gjithë botën dhe kjo nëpërmjet pullave postare. Përvec kësaj drejtuesit e Postës thonë se do te pasqyrohen ne një seri tjetër pullash qe do te hidhen ne treg me 28 nëntor.Këto do te jene pjese e albumit qe Posta Shqiptare do te nxjerre ne bashkëpunim me Posten e Kosovës dhe Maqedonisë. Ky është emëtimi i 9 i pullës së Postës Shiptare, nga 25 vjetori i shpalljes së pavarësisë e deri më sot, ku 100 vjet shtet shqiptar do të prezantohet në mbarë botën.