Behxhet Pacolli në Korçë, merr titullin "Qytetar Nderi"
Nga qyteti i Korçës numri dy i qeverisë së Kosovës ka hedhur idenë e bashkimit të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre përmes bashkimit ekonomik. Teksa ka qenë prezent në qytetin e serenatave gjatë të premtes zv/kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli është shpallur "Qytetar Nderi" i Korçës".Ky titull i lartë kësaj figure të shquar të të gjithë shqiptarëve i është dhënë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Ndërkohë që vizitën e tij miku special i korçarëve e ka nisur nga universiteti "Fan Noli". Titulli "Qytetar Nderi " i është dorëzuar nga kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, i cili e ka vlerësuar si një figurë shumëdimensionale atë të personalitetit kosovar."Jam i privilgjeuar si qytetar i Kosovës që ndodhem këtu. Unë doja të sillja Kosovën në Korçë, pasi këtu bashkëjtojnë të gjithë besimet fetare, pasi ne jemi shqiptarë, jemi një", deklaroi Pacolli.Gjithashtu gjatë qëndrimit për disa orë në Korçë. Pacolli ka vizituar edhe fabrikën e Birra Korçës, birrën e parë shqiptare një nga investimet më të mëdha dhe të suksesshme në qyetetin e serenatave. Pacolli është shprehuar i imperesionura nga ky investim dhe që për më tepër është një markë që duhet ti bashkojë shqiptarët.Vizita e Pacollit ne Shqiperi ka ardhur pikerisht ne kete 100 vjetor te pavaresise, duke qene se ky i fundit ka dhene nje kontibut teper te madh ne lobimin per ceshtjen shqiptare.