100-vjetori, çelet në Romë ekspozita “Thesare të kulturës shqiptare”
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë hapet në Romë ekspozita "Thesare të kulturës shqiptare " në një nga ndërtesat më të spikatura të historisë dhe arkitekturës italiane, Palazzo Vitorini.Në këtë panair paraqiten përpara publikut italian rreth 250 objekte arkeologjike dhe ikonografike nga më përfaqësueset e trashëgimisë shqiptare të ekzpozuara në Muzetë e Butrintit, Tiranës,Durrësit, etj.Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Ministri italian i Trashëgimisë dhe Aktiviteve Kulturore, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e një aktivitetit të tillë që rizbulon komponentin evropian të identitetit kulturor të shqiptarëve.Ekspozita, e hapur në kujdesin e Presidentit të Republikës italiane, Kryeministrit të Shqipërisë dhe realizuar nga Ministritë përkatëse të Kulturës, do të qëndrojë e hapur në pallatin Vitoriano në Romë deri më 6 janar 2013, dhe më pas do të qëndrojë e hapur deri më 7 prill 2013 në Torino.